CILËSIA ORGANIKE E KRIJIMIT

Pika e referimit është eksperienca, ajo profesionale dhe jetësore, duke denoncuar pashtershmërinë e imazheve, ndjeshmërinë dhe risinë e tyre, raportet midis të shkuarës dhe të tashmes, referimet simbolike, ankthin dhe shpresën, të cilat në kontekstin e tyre më të plotë përmbajnë shenjën që mbart ky artist.

Spontaniteti, loja, liria nuk janë kushtëzues të një stili individual të shprehjes. Në të vërtetë, ky stil dallues (të cilit ai i mbetet besnik përkundër variacioneve kërkimtare brenda kodit bosht) ngulmon në idenë e haresë, tani edhe në artin modern. Nëpërmjet ktyre ky piktor themelon praktikën artistike që i kundërvihet realitetit mohues të jetës së perditshme.

Piktori Naim Spahiu ka gjetur rrugën e tij në të, sensi i tij i drejtimit ka sjellë rregull në rrjedhën kalimtare të imazheve dhe eksperiencës. Puna e tij në realitetin e sotëm ndjehet si një modelim i vizioneve të tij të artit, nga kjo ai modelon vizionin e tij në veprën e tij të artit. Piktura e tij jep shumë mesazhe të lidhura me kohën e tij të kaluar dhe të sotme, me botën e dalur nga një tmerr siç ishte lufta në Kosovë.

Kujtesa e së kaluarës, brengosja e thellë e së tashmes dhe e ardhmja si një lëvizje e lirë dhe e bashkuar”, Mitrovica me urë lidhëse qw mbart njw histori tw kaluar pa një rrugëtim të sigurt, të hedhura dhe të trajtuara me mjaft ekspresivitet, materializohen në zbrazëti, si në atmosferën e mbytur në ngjarje dhe pluhur të realitetit egzistues kosovar. E gjith kjo histori i pwrket njw sistemi njerwzor.

Në veprat e Naim Spahiut gjen njëjtën shenjë fillimi dhe mbijetese, shprese dhe kaosi ku bicikletat e tij të radhitura njëra pas tjetrës nisen drejt një realiteti tjetër nga të gjitha drejtimet, duke këmbngulur në një akt besimi, akoma të padhënë duke denoncuar një pamundësi të pafajësisë kombëtare përballë një bote të qytetruar.

Pikturat e tij gjithkush mund t’i vlerësoj sipas shijes së vet sepse këto piktura lindin nga vetëdija që arti është shprehja piktoreske e këtij piktori. Mjafton që t’i ndjellim vetes një dëshirë apo një shije.

Naimi , kështu dëshmon dhe i është futur një rruge të gjatë e cila i premton atij origjinalitet dhe risi pambarim …

Zeni Ballazhi

 

 

<    k   [t]   h   2  5  7  10  11  12  13  14  15  16  17  18  19  20  21  22  23  24  25  26   b     >
shqip
english